Amerikani e nis vitin 2024 si milioner, fiton më shumë se 842 milionë dollarë në lotari

Amerika

Amerikani e nis vitin 2024 si milioner, fiton më shumë se 842 milionë dollarë në lotari

Më: 2 janar 2024 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Një person në Michigan ka fituar xhekpotin e lotarisë Powerball në vlerë prej më shumë se 842 milionë dollarësh, gjatë tërheqjes së shortit më 1 janar 2024.

Ky është xhekpoti i pestë më i madh i Powerball i fituar ndonjëherë, sipas Powerba.

Fituesi me fat, do të nisë vitin 2024 si milioner dhe do të ketë mundësinë të marrë pagesë të menjëhershme në vlerë prej 425 milionë dollarësh, duke përfshirë taksat.

“Kjo ishte gjithashtu hera e parë që fitohet një xhekpot Powerball në ditën e Vitit të Ri që nga fillimi i lojës në vitin 1992”, tha Poëerball në një njoftim për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat