Detaje të reja/ Zbulohet emri i viktimës së vrarë në atentatin ndaj ish- Presidentit Trump – Biden flet nga konferenca për ngjarjen që shokoi botën!

Amerika

Detaje të reja/ Zbulohet emri i viktimës së vrarë në atentatin ndaj ish- Presidentit Trump – Biden flet nga konferenca për ngjarjen që shokoi botën!

Nga: Bota sot Më: 14 korrik 2024 Në ora: 02:37 Përditësuar në ora: 18:17 më 14.07.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Atentati ndaj ish-Presidentit/ Gazetari i BBC u fshihet të shtënave në mitingun e Trump: Një grua bërtiti se…

Gazetari i BBC Gary O’Donoghue ishte një prej të pranishmëve në momentin e atentatit të dështuar ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Pensilvani.

O’Donoghue së bashku me ekipin e BBC u detyruan të fshihen për të shmangur të shtënat e 20-vjeçarit Thomas Mattheë Crooks.

Duke raportuar, i fshehur pas makinës së transmetuesit britanik, gazetari rrëfeu përshtypjet e para të momente të panikut që u krijuan në mitingun elektoral.

“Kishte 10 minuta që fjalimi i Trump kishte nisur. Teksa po prisnim të transmetonim drejtpërdrejt dëgjuam disa të shtëna. Rreth 6 të shtëna u dëgjuan. Një grua bërtiti se dikush po qëllonte me armë. Një burrë tha se kishte disa snajperë por nuk ishte i sigurt. Tani jam në tokë, pas makinës sonë. Kjo është mburoja e vetme që kemi dhe po përpiqemi të kuptojmë çfarë ka ndodhur. Nuk po e dëgjoj më Donald Trumpin të flasë”, u shpreh ai.

Kush ishte Thomas Matthew Crooks? Çfarë dimë për atentatorin e dyshuar ndaj Trump-it

Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, ishte nga Bethel Park, Pennsylvania, dhe u diplomua nga shkolla e mesme në vitin 2022.

FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, një djalë 20-vjeçar nga Pensilvania perëndimore, si personin që tentoi të vrasë ish-presidentin Trump në një ngjarje fushate në Butler, Pennsylvania, të shtunën.

Raportohet se Crooks qëlloi Trump-in nga një lartësi prej rreth 130 jardësh gjatë një mitingu në qytetin e vogël, duke goditur pjesën e sipërme të veshit të djathtë të Trump-it ndërsa ish-presidenti po fliste para pjesëmarrësve në prag të Konventës Kombëtare Republikane të javës së ardhshme në Milwaukee. Një pjesëmarrës u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë incidentit, tha agjencia, dhe Crooks u vra nga të shtënat. Viktimat ende nuk janë identifikuar.

"FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pennsylvania, si subjektin e përfshirë në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pennsylvania," tha FBI në një deklaratë për Fox News Digital. "Kjo mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim."

Crooks, 20 vjeç, ishte nga Bethel Park, një periferi e Pittsburgh rreth një orë në jug nga vendi ku ndodhi tentativa për atentat. Crooks u diplomua nga Bethel Park High School në vitin 2022. Ai ishte një nga gati dy duzina nxënësish nga shkolla që fituan një "çmim yll" prej $500 nga Iniciativa Kombëtare e Matematikës dhe Shkencës.

Autoritetet iu afruan të dyshuarit për të shtëna nga vendi ku ai ra pasi Shërbimi Sekret i SHBA-së u përgjigj me zjarr pas një tentative të dukshme për vrasjen e ish-presidentit Trump.

Një regjistrim online i ceremonisë së diplomimit të tij tregon atë duke ecur në skenë me duartrokitje minimale dhe duke pozuar shkurtimisht me një zyrtar të shkollës, raportoi New York Times.

TENTATIVA E DYSHUAR PËR VRASJEN E TRUMP-IT HEDH DRITË MBI SIGURINË E MITINGJEVE

Një kërkim nga Fox News Digital zbuloi se Crooks do të kishte mbushur 21 vjeç këtë shtator. Ai nuk kishte ndonjë regjistrim kriminal ose cita të trafikut dhe as ndonjë falimentim, pengesa ose ekzekutime të raportuara.

Crooks ishte një republikan i regjistruar, sipas regjistrave të votimit, por ai mori pjesë vetëm në zgjedhjet shtetërore të 8 nëntorit 2022, për shkak të moshës së tij. Regjistrat tregojnë se ai bëri një donacion prej $15 për Projektin e Pjesëmarrjes Progresive, një komitet veprimi politik me bazë në Çikago që mbështet kandidatët demokratë për poste publike dhe pretendon të avokojë për "konstituencat kryesore demokratike: të rinjtë, minoritetet dhe njerëzit me të ardhura të ulëta."

FBI tha se do të vazhdojë hetimin e saj për Crooks dhe çdo informacion tjetër që mund të sigurojë.

"Kjo mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe këdo që ka informacion që mund të ndihmojë në hetim, inkurajohet të dorëzojë fotografi ose video online në FBI.gov/butler ose të telefonojë në 1-800-CALL-FBI," vazhdoi deklarata.

Zbulohen të tjera detaje për autorin e atentatit ndaj Donald Trump: Makina dhe banesa e tij plot me eksplozivë

 

Të tjera detaje janë mësuar për autorin e dyshuar të atentatit ndaj  ish-presidentit, Donald Trump.

Hetuesit kanë raportuar se materiale për prodhimin e bombave janë gjetur brenda automjetit që ai përdorte dhe në banesën e tij.

FBI e ka identifikuar publikisht personin e armatosur si Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.

Autoritetet thonë se ai qëlloi të disa herë nga  çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.

“Më lejoni të marr këpucët e mia”! I gjakosur, por i qetë… Zbulohet çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua

Pak çaste pasi u qëllua në një tubim në Butler, Pensilvani, të shtunën pasdite, Donald Trump u pa me gjak në vesh dhe faqe teksa u largua me nxitim nga skena.

Audioja zbulon sesi u zhvillua skena kaotike e të shtënave nga këndvështrimi i Trump dhe atyre që janë përfshirë në sigurimin e tij.

Trump ishte në mes të fjalës kur u dëgjuan disa të shtëna. Ai shtrëngon veshin ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e rrethojnë. “Zbrisni, zbritni, zbritni,” thotë njëri.

Më pas dëgjohen disa zëra të agjentëve të Shërbimit Sekret – njëri thotë “lart!” një tjetër “shkallët janë gati, shkallët janë gati”. Trump mund të dëgjohet gjithashtu, por fjalët e tij janë të paqarta. Teksa numri i agjentëve shtohet, mbështetësit e Trump në sfond duken të tronditur, ndërsa disa filmojnë me telefonat e tyre.

Pasi dëgjuan se autori është qëlluar me armë, Trump dhe agjentët ngrihen në këmbë. Ja çfarë u tha:

Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia, më lejoni të marr këpucët e mia.

Agjenti mashkull: “Të kuptova zotëri, të kuptova zotëri.”

Trump: Më lër të marr këpucët e mia.

Një agjent tjetër mashkull: “Prisni, koka juaj është e gjakosur”.

Agjenti mashkull: “Zotëri, ne duhet të shkojmë në …”

Trump: Më lër të marr këpucët e mia.

Agjentja femër thotë “në rregull” përpara se të thotë diçka për këpucën.

Trump: “Prit, prit, prit”.

Më pas ai me grusht drejtohet nga turma dhe i thotë fjalën “luftë” tri herë – një lëvizje që u prit me brohoritje nga ata.

Trump dhe ekipi i Shërbimit Sekret largohen nga podiumi dhe drejtohen drejt makinave ndërsa turma thërret “SHBA SHBA SHBA”

Pas atentatit, Donald Trump reagon sërish

Nga: A.Sh

Trump: Më e rëndësishme se kurrë të qëndrojmë të bashkuarAi thotë se "vetëm Zoti" parandaloi "të pamendueshmen" që të ndodhte dhe u bëri thirrje amerikanëve që "të qëndrojnë elastik" dhe të tregojnë "karakterin tonë të vërtetë".

Ai gjithashtu shkroi: "Ne NUK do të kemi frikë, por në vend të kësaj mbetemi elastik në besimin tonë dhe sfidues përballë Ligësisë."

Ai shtoi se do të flasë në Konventën Kombëtare Republikane në Wisconsin këtë javë.

"Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin," shkroi ai.

Ky është postimi i tij i dytë që kur u qëllua dhe u plagos në mitingun e fushatës së djeshme.

“Po mendoja pse truprojat s’po ndërhyjnë”, dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes, njoftoi se kishte paralajmëruar agjentët e Shërbimit Sekret për një person të armatosur në një çati aty pranë, disa minuta përpara sulmit.

Duke folur për mediat e huaja, dëshmitari i quajtur Greg, tha se e pa atentatorin e mundshëm që të ngjitej në majën e një ndërtese në Butler, Pensilvani.

Sipas tij, e gjithë kjo skenë i dukej e çuditshme, pasi tregon se nuk arrinte të kuptonte se përse nuk kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së ish-presidentit.

 “Po mendoja me vete, pse Trump po flet ende, pse nuk e kanë tërhequr nga skena? Gjëja tjetër që dini, dëgjohen pesë të shtëna”, tha ai.

Dëshmitari është i bindur se të shtënat erdhën nga çatia, që ai kishte vështruar për disa minuta.

“100 për qind, 100 për qind”, përfundoi Greg.

Pak çaste më vonë agjentët e Shërbimit Sekret u dëgjuan duke bërtitur "qitësi është vrarë". Agjencia konfirmoi se incidenti po hetohet si një atentat në tentativë.

Publikohet një video e 20-vjeçarit që tentoi ta vriste ish-presidentin: E urrej Trumpin

Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, ishte autori i sulmit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani.

Ai u vra menjëherë nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Ndërkohë në rrjetet sociale është publikuar një video e autorit, i cili shfaqet duke shprehur urrejtjen ndaj Trump.

Video është publikuar në rrjetin social ‘Tik-Tok’.

“Unë jam Thomas Mathew Crroks! I urrej republikanët, e urrej Trumpin”, dëgjohet të thotë ai.

Kush është atentatori i Trumpit? CNN flet me babanë e tij

Autoritetet kanë identifikuar personin e armatosur të përfshirë në sulmin kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, i cili u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret në vendngjarje pas të shtënave.

FBI e përmendi Crooks në një deklaratë herët në mëngjesin e së dielës, duke e identifikuar atë si banor të Bethel Park, Pensilvani – rreth 35 milje në jug të Butler, ku Trump po e mbante tubimin.

Crooks u diplomua nga shkolla e mesme Bethel Park në vitin 2022, sipas një raporti të medias lokale, shkruan CNN.

Ai ishte regjistruar për të votuar si republikan, sipas një listimi në bazën e të dhënave të votuesve të Pensilvanisë që përputhej me emrin, moshën dhe një adresë të Bethel Park që forcat e rendit po e kërkonin dhe që lidhet me Crooks në të dhënat publike.

Zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të ishin të parat në të cilat ai ishte mjaftueshëm i rritur për të votuar.

Të dhënat e Komisionit Federal të Zgjedhjeve tregojnë se një donator i listuar si Thomas Crooks me të njëjtën adresë i dha 15 dollarë një komiteti të veprimit politik të linjës demokratike të quajtur Projekti Progresiv i Pjesëmarrjes në janar të vitit 2021.

Babai i Crooks, Matthew Crooks, i tha CNN-it se ai po përpiqej të kuptonte “çfarë dreqin po ndodh”, por do të priste “derisa të flas me forcat e rendit” përpara se të fliste për djalin e tij.

Nga të shtënat, Donald Trump tha se u qëllua në pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

Shërbimi Sekret tha se një person u vra në publik dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Agjentët e vranë sulmuesin në vendngjarje.

Dalin më shumë detaje për sulmuesin e Trump: Ishte regjistruar si votues Republikan

Sulmuesi i armatosur thonë autoritetet amerikane të sigurisë që shtiu mbi ish-presidentin amerikan Donald Trump, ishte një 20-vjeçar i regjistruar si votues i Republikanëve i cili më parë kishte dhënë një kontribut të vogël – duke dhuruar një shumë parash për një grup të lidhur me Demokratët, thuhet në të dhënat publike.

Thomas Matthew Crooks jetonte në Pittsburg në periferi të Bethel Park, rreth 35 milje në jug të vendit ku realizoi të shtënat mbi Trumpin.

Ai diplomoi në Bethel Park në vitin 2022, kurse ishte regjistruar si votues Republikan, bazuar në të dhënat e votuesve në Pennslyvania që përshtateshin të dhënat me emrin dhe moshën e tij.

Zgjedhjet e sivjetme  presidenciale në SHBA, do të ishin të parat për të në të cilat do të kishte të drejtë vote.

Sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve, Thomas Crooks figuronte në listën e donatorëve të një grupi të vogël të lidhur me Demokratët, për të cilët kishte dhuruar 15 dollarë në një projekt të janarit 2021.

I kontaktuar nga CNN, babai i Crooks, Mattheë Crooks, tha se po mundohej të kuptonte se “çfarë në dreq ka ndodhur”, por se do të presë të prononcohet pasi të bisedojë me forcat e rendit.

Crooks shtiu me pushkë mbi Trumpit nga kulmi i një objekti, para se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe forcat tjera të rendit.

Në ato momente ai nuk kishte patur me vete ndonjë mjet identifikimi, kështu që agjentët është dashur të presin për testin e ADN-së dhe konfirmimin biometrik. Këtë e konfirmoi edhe agjenti special i FBI-së, Kevin Rojek gjatë një konference për media. 

Trump arrin në New Jersey, dalin pamje të tij duke zbritur nga avioni

Ish presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur në New Jersey, raporton The Guardian.

Trump u pa duke zbritur shkallëve të avionit pasi u ul në Newark rreth gjashtë orë pas të shtënave në tubim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat