Të paktën gjashtë persona u mbytën pasi varka e tyre u përmbys në orët e para të mëngjesit në një lumë që përshkon rajonin lindor-qendror të Perusë, Ucayali, në një xhungël, konfirmuan autoritetet lokale.
Sipas kreut të Kapitenerisë së Portit, Jonathan Novoa, anija, e identifikuar si CR, u largua nga porti i Pucallpa në orën 14:30 të së martës me orën lokale për në qytetin e Atalaya, por pësoi një aksident rreth orës 1:30 të mëngjesit të së mërkurës. Dyshohet se varka mund të jetë përplasur me një objekt të zhytur në në lumë, njoftoi agjencia shtetërore Andina.
Rreth 48 persona, duke përfshirë disa mësues dhe të mitur, ishin në varkë, e cila kishte një kapacitet për 68 pasagjerë dhe kishte plotësuar të gjitha kërkesat e sigurisë, si xhaketat e shpëtimit, sipas autoriteteve.
Tragjedia erdhi pas një tjetër incidenti të ngjashëm të dielën, kur një varkë u mbyt në rajonin Loreto të Perusë veriore, duke vrarë të paktën katër persona, duke përfshirë një të mitur.