Historiani i njohur parashikon fitoren e Kamala Harris!
-Nëse profesori i historisë Allan Lichtman ka të drejtë, atëherë Trump nuk do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, ai vetëm mund të ngushëllohet për faktin se modeli i Lichtman është kritikuar.
Modeli i profesorit amerikan të historisë Allan Lichtman kishte parashikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që nga viti 1984.
Historiani u bazua në rezultatin e 120 zgjedhjeve të mëparshme, ai shikon në veçanti 13 faktorë të ndryshëm.
Kandidati presidencial që ka më shumë faktorë që ndikojnë pozitivisht, do të jetë fitues i zgjedhjeve.
Tani parashikimi i tij përfundimtar për vitin 2024 është se Kamala Harris do të fitojë zgjedhjet….)
Në vitin 2016, ai parashikoi se Donald Trump do të fitonte, kjo ishte e vërtetë.
Lichtman parashikon se kush do të fitojë më shumë vota, por jo kush do të fitojë më shumë përfaqësues të elektoratit.
Hillary Clinton fitoi më shumë vota në vitin 2016…)
Njëherë parashikoi gabimisht në zgjedhjet e vitit 2000, sepse ai përdori argumentin e kundërt për të pohuar se kishte parashikuar saktë.
Ai vuri bast për një fitore të A. Gore, por kur Bush fitoi, ai argumentoi se ai në fakt kishte hamendësuar drejt pasi Gore fitoi më shumë vota në nivel kombëtar.
Disa faktorizime tregojnë për Harris!
Në parashikimin e tij për 2024, ai deklaron se Kamala Harris do të jetë presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara.
Atëherë ajo duhet të fitojë 270 përfaqësues të elektoratit, dhe jo shumicën e votave.
Sipas modelit matës të Lichtman,në vafor të Trumpit janë këto mundësi:
-Demokratët nuk e vënë më presidentin në detyrë si kandidat.
-Karizma e Harris nuk është e jashtëzakonshme.
-Demokratët humbën vendet në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2022.
Ndërsa në favor të Harris janë më shumë mundësi:
-Demokratët u mblodhën pas Kamala Harris shumë shpejt.
-Nuk ka kandidatë të tretë.
-Ekonomia amerikane po rritet.
-Megjithëse amerikanët po përjetojnë kosto të shtuara, por nuk ka recesion në SHBA. (Rënie ekonomike ose rënie zingjirore ekonomike, është kur një ekonomi t’kurret për një periudhë prej gjashtë muajsh)
-Qeveria e Bidenit ka fituar tërheqje për politikat e tyre. Këtu, Lichtman, ndër të tjera i referohet Aktit të reduktimit të Inflacionit sepse Biden e ktheu SHBA-në në Marrëveshjen e Parisit.
-Nuk ka pasur trazira masive civile gjatë mandatit të Biden si president i SHBA, ka pasur protesta të mëdha studentore, por se ato janë zbutur pasi Biden u zëvendësua.
-Nuk ka pasur skandale të mëdha për Joe Biden. Debati për fatkeqësinë, gjyqet e Hunter Bidenit apo mosha nuk janë bërë aq të mëdha sa të ndikojnë në këtë faktor, beson ai.
-Edhe karizma e Trumpit nuk është e jashtëzakonshme, thotë Lichtman. Ai thekson se Trump arrin vetëm një bazë të ngushtë votuesish.
Dy nga 13 faktorizimet kanë të bëjnë me politikën e jashtme. Këtu, Alan beson se mund të kemi kahje në të dy drejtimet, por bazuar në modelin e tij, do të ketë akoma më shumë shigjeta kah Kamala Harris!