Është arrestuar babai i 14-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e katër personave në një shkollë të mesme në shtetin amerikan të Georgias.
Colin Grey, 54 vjeç, po përballet me katër akuza për vrasje të pavullnetshme, dy akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe tetë për mizori ndaj fëmijëve.
Deklarimet i bëri Byroja e Hetimit të Gjeorgjisë (GBI), shkruan BBC.
Drejtori i GBI Chris Hosey tha të enjten në mbrëmje se akuzat ishin të lidhura drejtpërdrejt me veprimet e djalit të tij dhe “lejimin e tij për të mbajtur armë”.