Ish-presidenti Donald Trump e përmendi gabim emrin e Elon Musk në një tubim në Wisconsin të shtunën.
Ish-presidenti iu referua Musk si “Leon” ndërsa lavdëroi CEO-n e SpaceX mbi planin e tij për të sjellë dy astronautë të bllokuar nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, shkruajnë mediat e huaja.
“Boeing kishte pak kohë, kështu që ata do të shpëtojnë – Leon do të dërgojë një raketë”, tha Trump.
Musk, i cili i dha Trumpit “miratimin e plotë” të tij pas atentatit në korrik, ka gjetur një vend në listën e ngushtë të Trump për një post këshilltar qeveritar nëse ai rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
Detajet mbeten të paqarta, por miliarderi është entuziast për këtë.
Musk – kompanitë e të cilit si SpaceX dhe Starlink kanë përfituar nga kontratat qeveritare – ka përqafuar idenë e një roli qeveritar.
Ai shkroi në X se ishte “i gatshëm të shërbejë” dhe sugjeroi që të drejtonte një të ashtuquajtur “Departament i Efikasitetit të Qeverisë”.