Shpëtimi i një personi në Floridë gjatë uraganit: Notonte mbi një frigorifer 50 km larg bregut

Amerika

Shpëtimi i një personi në Floridë gjatë uraganit: Notonte mbi një frigorifer 50 km larg bregut

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 11:55
Pamje nga video

Rojet Bregdetare të SHBA shpëtuan një person i cili ishte mbi një frigoriferi ndërsa notonte rreth 50 kilometra larg bregut pasi uragani Milton goditi Floridën.

Ekipet e shpëtimit zbritën nga helikopteri dhe notuan drejt burrit që ishte gjunjëzuar në majë të një frigoriferi në Gjirin e Meksikës.

Burri u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Tampa, ku u trajtua.

“Ai ka mbijetuar diçka që është një skenar makthi edhe për marinarin më me përvojë”, ka thënë toger Dana Grady nga rojet bregdetare të SHBA.

“Për të kuptuar ashpërsinë e kushteve të uraganit, është e rëndësishme të thuhet se ne vlerësojmë se ai përjetoi erëra prej 120 deri në 145 kilometra në orë. Ai mbijetoi falë një jeleku shpëtimi, një lokalizuesi që tregonte pozicionin e tij të urgjencës dhe një frigoriferi”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat