SHBA dhe Rusia thyejnë akullin në Riad- BE-ja me Macronin pa ndonjë qëndrim - Delegacioni i SHBA, në Bruksel

Amerika

SHBA dhe Rusia thyejnë akullin në Riad- BE-ja me Macronin pa ndonjë qëndrim - Delegacioni i SHBA, në Bruksel

Nga: Beqir Sina Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 08:22
Foto nga takimi

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord për një kornizë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndërkohë që BE-së dhe Ukrainës po i mbarojnë opsionet

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Mike Waltz dhe i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, morën pjesë në një  takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe këshilltarin e politikës së jashtme të presidentit rus Vladimir Putin, Yuri Ushakov, në Pallatin Diriyah, në Riad, Arabi Saudite, 18 shkurt 2025

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët rusë diskutuan për një marrëveshje lufte në Ukrainë në Arabinë Saudite, një samit jozyrtar i liderëve evropianë, ishte i organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, dhe sipas komentatorve politik amerikan thuhet se ai përfundoi pa ndonjë njoftim konkret.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ndihmësi i lartë i Putinit, Yuri Ushakov, u takuan me Sekretarin e Shtetit të SHBA Marco Rubio, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz dhe të dërguarin për Lindjen e Mesme Steve Witkoff. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili nuk ishte i përfshirë në negociata, por ishte planifikuar të vizitonte Riadin më 19 shkurt, e shtyu vizitën e tij për të mos u dhënë “asnjë legjitimitet” zhvillimeve atje. Në mënyrë të ngjashme, asnjë përfaqësues evropian nuk u ftua të merrte pjesë në negociata.

Megjithëse këto bisedime duket se janë në fazat e hershme, konturet e gjera të një marrëveshjeje midis SHBA-së dhe Rusisë, sipas ekspertëve të këtyre çështjeve thuhet se duket që tashmë janë duke u zgjidhur disa çështje  për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, gjërat me sa duket  shkuan mirë kështu të paktën deklarojë sot kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë Dmitriev.

Po sipas ekspertëve të këtyre çështjeve thuhet se marrëveshja mund të përfshijë një angazhim për të përjashtuar Ukrainën nga anëtarësimi në NATO, disa rregullime të caktuara kufitare për Ukrainën, garanci sigurie për Ukrainën të zbatuara nga paqeruajtësit evropianë dhe heqjen e pjesshme të sanksioneve ekonomike të SHBA-së (dhe ndoshta të Bashkimit Evropian (BE)) ndaj Rusisë.

Po të njëjtët ekspertë mendojnë se ndërsa vendet evropiane fillimisht mund të rezistojnë, ato ka të ngjarë ta pranojnë përfundimisht atë marrveshje të arritur në Riad.

"Nëse SHBA, janë në gjendje të sigurojë marrëveshjen e Ukrainës, Evropa do të ketë pak arsye për të kundërshtuar" thonë komentet e para pas takimit në Riad.

Ndërsa janë të anashkaluara në negociata, vendet evropiane sipas tyre po përgatiten qartë për rezultatin dhe përgjegjësitë e tyre të shtuara: "Ekziston një konsensus i gjerë midis vendeve të mëdha evropiane për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Megjithatë, shumica e tyre nuk janë të gatshëm të vendosin paqeruajtës pas marrëveshjes në Ukrainë."

Kjo është një çështje kyçe ku ata do të vazhdojnë të shtyjnë për pjesëmarrjen e SHBA-së, ndoshta nën një komandë të përbashkët të NATO-s. SHBA mund të bien dakord përfundimisht, me kusht që evropianët të mund të demonstrojnë se barra financiare do të merret kryesisht nga vendet e mëdha evropiane. Kjo është gjithashtu një çështje e ndjeshme në negociatat me Rusinë, e cila mund t'i rezistojë pranisë së forcave të huaja në Ukrainë.

Në një koment tjetër mësojmë se republikat më të vogla baltike, të cilat kanë qenë në ballë të qëndrimit të ashpër të Evropës ndaj Rusisë gjatë tre viteve të fundit, gjithashtu e gjejnë veten të mënjanuar. Ndërsa BE-ja, organizonte një takim jozyrtar të liderëve evropianë, Macron nuk ftoi shumicën e vendeve nordike dhe baltike. Vetëm Danimarka ishte përfaqësuesja e vetme nga rajoni. Megjithatë, pas takimit të Riadit, ai (Macron)tani ka thirrur një takim të dytë me vendet e mbetura të BE-së.

Ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, ka qenë një mbështetëse e zëshme e Ukrainës dhe një kritike e fortë e Rusisë. Ajo është e "shqetësuar" nga negociatat SHBA-Rusi, por ka të ngjarë të humbasë një pjesë të ndikimit të saj mbi politikën e BE-së për Ukrainën, sepse dihen qëndrimet e saj të mëparëshme.

Komentet thonë se tani që SHBA nuk e miratoi anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Rusia po krijon më shumë sfida për Evropën. Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se Rusia nuk ka asnjë kundërshtim për anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke e njohur atë si të drejtë sovrane të Kievit. 

Pavarësisht se e dinë se anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk ka gjasa në të ardhmen e parashikueshme, liderët evropianë vazhdojnë ta mbajnë gjallë perspektivën e saj.

SHBA mund të mbështesë gjithashtu anëtarësimin e Ukrainës në BE, menjëher pas arritjes së marrveshjes me Rusinë.

Pasi ekspertët politik mendojnë se kjo i konvenon dhe Ukrainës, dhe Zelenskit ku sipas Traktatit të Lisbonës, klauzola e mbrojtjes reciproke detyron të gjitha shtetet anëtare të BE-së të ndihmojnë çdo anëtar të sulmuar( të njëjtën gjë që ka edhe Nato). 

Pra kjo  do të thotë se nuk do të ketë "hë për hë" një anëtarësim në Nato, por do të ketë një anëtarësim në BE të Ukrainës që mund t'i sigurojë Ukrainës një garanci sigurie evropiane.

Për të qetësuar evropianët e shqetësuar, i dërguari i SHBA për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg po viziton sot e neser Brukselin. Duke hequr atyre "skeptikve" europian  frikën, se ato po mënjanohen. Kellog theksoi se shqetësimet e tyre do të merren parasysh dhe se Ukrainës nuk do të vendoset asnjë marrëveshje, pa e miratuar ata vet. 

Nga ana tjetër thuhet se qeveria kineze, e cila mbështet bisedimet, shpreson që të gjitha palët e interesuara dhe palët e painteresuara drejtpërsëdrejti "do të marrin pjesë në procesin e bisedimeve të paqes në një kohë të përshtatshme.

Uashingtoni mesohet se ka kërkuar zyrtarisht aleatët e tij evropianë nëse do të ishin të gatshëm të vendosin paqeruajtës në Ukrainë., çështja kjo tashmë që e ka ndarë Evropën. 

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të vendoset me disa kushte. Polonia ka rënë dakord ashtu si MB. Ndërsa Gjermania e konsideron të parakohshme të flasë për trupat paqeruajtëse evropiane në Ukrainë. Italia ka dyshime për vetë planin e saj për të vendosur trupa në Ukrainë.

Deri më tani, SHBA dhe Rusia duken të kënaqur me bisedimet dhe kanë rënë dakord të eksplorojnë mënyra për të rivendosur lidhjet diplomatike. 

Sidoqoftë, në një moment, evropianët gjithashtu do të duhet të përfshihen pasi, siç vuri në dukje Rubio, "ata kanë edhe sanksione që janë vendosur". 

Kjo sugjeron se roli i Evropës është i kufizuar në diskutimet për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe jo në formësimin e kushteve aktuale të marrëveshjes – një pozicion që duket mjaft poshtërues për BE-në.

E gjithë kjo e parë sipas komenteve të deritanishme tregon atë se : "Duket se një kornizë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë është rënë dakord mes SHBA-së dhe Rusisë. Si BE ashtu edhe Ukraina janë në dilem, se si do të arrihet. Megjithatë, ata mund të kenë pak zgjidhje përveçse të pranojnë në javët e ardhshme të paktën kushtet më të gjera të marrëveshjes që do të arrihet mes SHBA dhe Rusisë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat