Është raportuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është pyetur në lidhje me atë se SHBA mund të merrte nën kontroll termocentralet e Ukrainës në një formë garancie të sigurisë.
Kjo është diçka që administrata amerikane tha se Donald Trump ia propozoi presidentit ukrainas gjatë telefonatës së djeshme të liderëve, raporton Sky News.
Siç tha ai gjatë bisedimeve mbi një marrëveshje mineralesh, Trump ka ruajtur besimin se personeli amerikan që vepron në terren në Ukrainë do të ofronte një garanci të duhur të sigurisë.
Ndërkaq, bëhet e ditur se tani Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Ëright ka thënë se SHBA mund të ndërhyjë për të drejtuar termocentralet e Ukrainës nëse do të ishte e dobishme për një armëpushim.
“Ne kemi ekspertizë të madhe teknike në SHBA për të drejtuar ato fabrika”, ka thënë ai për Fox News.