Trump tregon se për çka po negociojnë Ukraina dhe Rusia

Amerika

Trump tregon se për çka po negociojnë Ukraina dhe Rusia

Më: 21 mars 2025 Në ora: 21:42
Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale, tha se beson që një armëpushim i plotë për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës ka gjasa të ndodhë “shumë shpejt”.

“Do të kemi një armëpushim të plotë shumë shpejt në luftën Rusi-Ukrainë”, tha Trump.

Presidenti tha se një marrëveshje për ndarjen e territoreve mes dy vendeve është duke u negociuar “në këtë moment”.

“Do të kemi një marrëveshje, dhe ajo marrëveshje është duke u negociuar. Marrëveshja për ndarjen e territoreve, etj., etj., është duke u negociuar tani”, shtoi ai.

Ai theksoi se po këmbëngul për t’i dhënë fund luftës për të ndalur vrasjet dhe për të kursyer paratë që SHBA-ja po shpenzon për ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat