Shtëpia e Bardhë: SHBA dhe BE po bëjnë përparime në bisedimet për tarifat doganore

Amerika

Shtëpia e Bardhë: SHBA dhe BE po bëjnë përparime në bisedimet për tarifat doganore

Më: 14 prill 2025 Në ora: 17:39
Shtëpia e Bardhë

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, dha një mesazh pozitiv lidhur me negociatat tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për Fox Business Network, Hassett deklaroi se SHBA-të po bëjnë “përparim të madh” në bisedimet për tarifat me BE-në.

Ai përjashtoi gjithashtu mundësinë e një recesioni ekonomik, duke thënë: “100% nuk presim recesion”.

Sa i përket vendimit të Kinës për të vendosur kufizime në eksportin e mineraleve të rralla, Hassett tha se SHBA-të “po e shqyrtojnë me shumë kujdes” këtë çështje, duke shprehur njëkohësisht “shqetësimin” e Shtëpisë së Bardhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat