Presidenti amerikan Donald Trump dha ndarë një mesazh të veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë kudo në botë. Mesazhi i Trump vjen vjen si një urim i posaçëm për të gjithë ata që festojnë këtë javë para Pashkëve, që në kuptimin liturgjik quhet Java e Madhe, sepse gjatë kësaj jave u bënë vepra të mëdha nga Zoti.
Trump ka ndarë urimin nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”.
Në postimin e shoqëruar me një fotografi, shfaqet presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, në një prej ceremonive kishtare ku ata kanë marrë pjesë.
"Këtë Javë të Shenjtë, unë dhe Melania bashkohemi në lutje me të krishterët që festojnë kryqëzimin dhe ringjalljen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, Jisu Krishtit, Birit të gjallë të Perëndisë që mundi vdekjen, na çliroi nga mëkati dhe hapi portat e Qiellit për të gjithë njerëzimin", - shkruhet në mesazhin presidencial.