Brazili shpall 7 ditë zi kombëtare, për vdekjen e Papa Françeskut, Presidenti: Njerëzimi humbi sot një zë respekti

Amerika

Brazili shpall 7 ditë zi kombëtare, për vdekjen e Papa Françeskut, Presidenti: Njerëzimi humbi sot një zë respekti

Më: 21 prill 2025 Në ora: 17:49
Papa Françesku

Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva ka nderuar Papën dhe ka shpallur një periudhë zie 7-ditore për Papën në Brazil.

“Njerëzimi humb sot një zë respekti dhe mirëseardhjeje për të tjerët”, tha Lula në një deklaratë.

“Zoti i ngushëlloftë ata që sot, kudo në botë, vuajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe.

Në kujtim të tij dhe në nderim të veprës së tij, unë dekretoj një zie shtatëditore në Brazil.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat