Trump vë në dyshim dëshirën e Putinit për paqe pas takimit me Zelensky në Vatikan

Amerika

Trump vë në dyshim dëshirën e Putinit për paqe pas takimit me Zelensky në Vatikan

Më: 27 prill 2025 Në ora: 07:43
Foto nga takimi

Donald Trump ka vënë në dyshim gatishmërinë e Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pas takimit të tij me liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky në margjinat e funeralit të Papa Françeskut.

Pasi u largua nga Roma, Trump tha se kishte frikë se Putini “po më përgjonte” pas sulmeve të Moskës në Kiev në fillim të kësaj jave, duke shtuar se “nuk kishte asnjë arsye që Putini të gjuante raketa në zonat civile”.

Në Truth Social, Trump shkroi se sulmet ruse në qytetet e Ukrainës “e bëjnë të mendoj se ndoshta ai (Putin) nuk dëshiron të ndalojë luftën, ai thjesht po më prek mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes ‘sanksioneve dytësore?'”.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë e përshkroi takimin 15-minutësh me Zelensky si “shumë produktiv”. Presidenti ukrainas tha se kishte “potencialin për t’u bërë historik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat