Një 30-vjeçar është arrestuar pasi disa persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver.
Policia e Vankuverit tha se një burrë u përplas me makinë në një grup të madh njerëzish në festën e Lapu Lapu Day Block – të emërtuar sipas një heroi kombëtar të Filipineve afër Avenue 43 dhe Fraser Street.
Tutje policia tha se një i dyshuar, i cili është nga Vankuveri dhe “i njohur” për ta, u arrestua në vendngjarje.
Duke folur në një konferencë shtypi në mesnatë, shefi i përkohshëm i policisë, Stave Rai u tha gazetarëve se “i dyshuari i vetëm” ishte “arrestuar në vendin e ngjarjes nga turma” përpara se policia të arrinte.
Ai tha se nuk kishte “asnjë rrezik të mëtejshëm” për publikun dhe nuk do të kishte asnjë ndryshim në aranzhimet e sigurisë për “Sun Run” të së dielës, i cili do të shohë mijëra njerëz të dalin në rrugët e Vankuverit për një garë 10 kilometra.