Vendvotimet nuk janë mbyllur.
Por numërimi tashmë ka filluar për fletëvotimet me postë nga kanadezët që votuan nga jashtë vendit, sipas një përditësimi nga Elections Canada.
Ato “fletëvotime speciale” po numërohen në një qendër shpërndarjeje në kryeqytetin e Kanadasë, Otava, shkruan BBC.
“Përfaqësuesit e partisë janë dëshmitarë të numërimit dhe gazetarët janë ftuar gjithashtu të vëzhgojnë”, tha Elections Canada.