Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar vendi i tij nuk duhet ta harrojë kurrë “tradhtinë” amerikane, gjatë fjalës së tij të mbajtur para mbështetësve në Ottawa.
“Marrëdhënia jonë e vjetër me Shtetet e Bashkuara ka mbaruar” sepse “Presidenti Trump po përpiqet të na shpërblejë, në një mënyrë që të na ketë ai në dispozicion”, tha ai.
Gjithashtu, ai bëri thirrje vendit të bashkohet për “muajt e vështirë që na presin, të cilët do të kërkojnë sakrifica”, tha ai.
Lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë, Pierre Poilievre, i cili pranoi humbjen, premtoi të bashkëpunojë me kryeministrin liberal Carney për të mbrojtur interesat e Kanadasë kundër sulmeve të Donald Trump.