Presidenti amerikan Donald Trump pranoi se tarifat e tij mund të çojnë në çmime më të larta dhe ulje të disponueshmërisë së disa produkteve në SHBA.
Fëmijët amerikanë ndoshta mund të kenë dy kukulla në vend të 30, tha Trump, duke këmbëngulur se Kina do të vuante më shumë se Shtetet e Bashkuara për shkak të luftës tregtare.
"Ndoshta fëmijët do të kenë dy kukulla në vend të 30 kukullave dhe ndoshta dy kukulla do të kushtojnë disa dollarë më shumë se zakonisht," ka shkruar Trump në X.
Presidenti amerikan po përpiqet të sigurojë publikun se tarifat e tij nuk do të shkaktojnë recesion, pasi një raport i ri i qeverisë tregoi se ekonomia amerikane u tkurr në tre muajt e parë të këtij viti.
Trump fajësoi menjëherë paraardhësin e tij, Joe Biden, ndërsa i tha administratës së tij se Kina "ka një problem të madh sepse fabrikat e tyre nuk po funksionojnë", duke shtuar se SHBA-ve nuk i duhen shumë nga ato që importojnë nga Kina.
"E dini, dikush tha: "Po sikur raftet të jenë bosh?" Ndoshta fëmijët do të kenë dy kukulla në vend të 30. Ndoshta ato dy kukulla do të kushtojnë nja dy dollarë më shumë sesa zakonisht”, tha Trump.
Departamenti i Tregtisë raportoi se ekonomia amerikane u tkurr me një normë vjetore prej 0.3% në tremujorin e parë.
Pas kësaj rënie qëndron një rritje e importeve pasi kompanitë u përpoqën të prokuronin mallra përpara se të hynin në fuqi taksat e larta tarifore.
Edhe treguesit pozitivë të rritjes së shpenzimeve të brendshme sugjeruan se blerjet bëhen paraprakisht, përpara se tarifat të shkaktojnë rritje të çmimeve.