Shefi i gjigantit të investimeve Berkshire Hathaway, Warren Buffett është një nga aksionarët më të mëdhenj të Coca-Cola.
Ai ka aksione në këtë kompani që nga viti 1988, gjë që e bën atë edhe më tërheqëse për investitorët e tjerë afatgjatë. Coca-Cola njoftoi në fillim të kësaj jave se të ardhurat e saj në tremujorin e parë 2025 ishin 11.22 miliardë dollarë. Kjo tejkaloi vlerësimet e analistëve për 11.14 miliardë dollarë të ardhura, sipas Bursës së Londrës.
Fitimet për aksion arritën në 73 centë, ndërsa analistët prisnin të arrinin në 71 centë. Produktet e reja dhe një rritje e ndjeshme e kërkesës jashtë vendit besohet se kanë kontribuar në këtë.
Çmimi i një aksioni të Coca-Cola në mbylljen e tregtimit më 28 prill ishte 71,79 dollarë, 16,3 për qind më shumë se më 2024.
CNBC llogariti se sa të ardhura do të kishit më 28 prill me një çmim prej 71,79 dollarë nëse do të kishit investuar 1000 dollarë në aksione të Coca-Cola një vit më parë, pesë vjet më parë, 10 vjet më parë ose në vitin 1988, kur Buffett filloi të investonte në këto aksione.
Për një vit, të ardhurat do të ishin 1,195 dollarë, 19.5 për qind më shumë. Pesë vjet, të ardhurat do të ishin 1.728 dollarë, një rritje 72.8 për qind. Dhjetë vjet, të ardhurat do të ishin 2.163 dollarë ose 116.3 për qind më shumë. Në vitin 1988, të ardhurat do të ishin 36.487 dollarë, një rritje prej 3.542 për qind.