Parada ushtarake për të nderuar ushtrinë amerikane organizohet në ditën e lindjes së Trumpit

Amerika

Parada ushtarake për të nderuar ushtrinë amerikane organizohet në ditën e lindjes së Trumpit

Më: 3 maj 2025 Në ora: 07:50
Donald Trump

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një paradë ushtarake do të mbahet për të shënuar 250 vjetorin e ushtrisë amerikane më 14 qershor, e cila bie në të njëjtën ditë me ditëlindjen e presidentit Donald Trump.

Një “festival njëditor” do të mbahet në National Mall në Uashington DC, tha një zëdhënës i ushtrisë.

Ai shtoi  se eventi do të prezantojë 6,600 ushtarë, 150 automjete dhe 50 avionë, shkruan BBC.

Të premten, Trump njoftoi planet për të riemërtuar Ditën e Veteranëve – e njohur si Dita e Përkujtimit në Mbretërinë e Bashkuar – si “Dita e Fitores për Luftën e Parë Botërore” për të festuar kontributet amerikane në konflikt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat