Konfirmon kryeministri kanadez: Presidenti Trump do të marrë pjesë në G7 në Kanada!

Amerika

Konfirmon kryeministri kanadez: Presidenti Trump do të marrë pjesë në G7 në Kanada!

Më: 6 maj 2025 Në ora: 22:45
Foto nga takimi

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney konfirmoi se Presidenti Trump do të marrë pjesë në takimin e G7 në Kananaskis, Alberta muajin e ardhshëm.

Takimi nga 15-17 qershori do të sjellë liderë të tjerë botërorë – përfshirë ata nga Britania, Gjermania dhe Japonia – në Malet Shkëmbore Kanadezë.

“Ne ramë dakord të zhvillojmë biseda të mëtejshme në javët e ardhshme dhe mezi presim të takohemi personalisht në samitin e G7-ës”, tha Carney.

Carney u takua sot me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku diskutuan disa tema, mes tyre dhe kërkesa e republikanit që Kanadaja të behet shteti i 51-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat