Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje në Uashington; Trump dënon vrasjet e tmerrshme

Amerika

Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u qëlluan për vdekje në Uashington; Trump dënon vrasjet e tmerrshme

Nga: A.SH Më: 22 maj 2025 Në ora: 07:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar vrasjet në Uashington dhe thotë se ato u nxitën nga antisemitizm, përcjell Bota sot.

"Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend në SHBA", shkroi ai në Truth Social.

Ngjarja tragjike tronditi kryeqytetin amerikan të mërkurën në mbrëmje, kur dy anëtarë të stafit të Ambasadës Izraelite në SHBA u vranë me armë pranë Muzeut Hebraik të Uashingtonit.

Sulmi ndodhi rreth orës 21:00 (ora lokale), ndërsa viktimat – një burrë dhe një grua – po largoheshin nga një aktivitet diplomatik i zhvilluar në muze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat