​Trump kërcënon me tarifa 50 për qind, bursat evropiane shënojnë rënie

Amerika

​Trump kërcënon me tarifa 50 për qind, bursat evropiane shënojnë rënie

Më: 23 maj 2025 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar vendosjen e tarifave pesëdhjetë për qind ndaj Bashkimit Evropian nga 1 qershori.

Këtë e ka postuar në rrjetin e tij me mesazhin se negociatat me BE-në nuk po shkojnë askund. Menjëherë pas njoftimit, bursat evropiane ranë me dy për qind.

"Bashkimi Evropian, i cili u themelua kryesisht për të shfrytëzuar Shtetet e Bashkuara në tregti, është jashtëzakonisht i vështirë për të bashkëpunuar. Barrierat e tij të forta tregtare, TVSH-ja, gjobat absurde për korporatat, barrierat jo-tarifore, manipulimi monetar, paditë e padrejta dhe të pabaza kundër kompanive amerikane dhe më shumë, kanë çuar në një shifër tregtare më shumë se dy miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara me një deficit tregtar prej më shumë se dy miliardë dollarë në vit është e papranueshme.

Negociatat tona me ta nuk po shkojnë askund! Ndaj rekomandoj vendosjen e një tarife të sheshtë prej pesëdhjetë për qind për Bashkimin Evropian, duke filluar nga data 1 qershor 2025. Për produktet që prodhohen apo montohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tarifa nuk zbatohet”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Tregjet evropiane të aksioneve ranë ndjeshëm pasi Trump kërcënoi me tarifa për produktet e Bashkimit Evropian, raporton KosovaPress.

Indeksi pan-evropian Stoxx Europe 600 ra me një pikë nëntë për qind, gjermani DAX dy. Pikë tre për qind, ndërsa francezi CAC 40 regjistroi një rënie prej dy pikë tetë për qind. FTSE 100 i Londrës ra me një pikë tre për qind. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat