Donald Trump: Los Anxhelos shpëtoi falë ushtrisë! Guvernatori kishte humbur kontrollin

Amerika

Donald Trump: Los Anxhelos shpëtoi falë ushtrisë! Guvernatori kishte humbur kontrollin

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, në lidhje me trazirat e fundit në Los Anxheles dhe menaxhimin e situatës nga autoritetet lokale.

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Trump theksoi se stabiliteti në qytet u rikthye falë mobilizimit të Gardës Kombëtare dhe ndihmës së Marinsave, duke kritikuar ashpër guvernatorin për paaftësinë e tij në menaxhimin e situatës.

“Los Anxheles ishte i sigurt dhe i qetë dy netët e fundit. Garda jonë Kombëtare e shkëlqyer, me pak ndihmë nga Marinsat, i krijoi mundësi policisë të kryejë siç duhet punën e saj,” shkroi Trump.

Ai nuk kurseu ironinë ndaj guvernatorit demokrat, të cilin e quajti “Gavin New-Scam” (Mashtrues i ri), duke e akuzuar për mungesë kontrolli dhe keqmenaxhim.

“Guvernatori Gavin New-Scam e kishte humbur plotësisht kontrollin. Po të mos ishte për ndërhyrjen ushtarake, Los Anxhelesi do të ishte kthyer në një skenë krimi që s’është parë prej vitesh,” shtoi Trump.

Në përfundim, presidenti amerikan i kërkoi Newsom të tregojë mirënjohje për ndërhyrjen federale, të cilën e cilësoi si vendimtare për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

“Në vend që të justifikojë paaftësinë dhe gabimet e tij, duhet të falënderojë që ia shpëtuam lëkurën,” përfundoi Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat