Presidenti amerikan Donald Trump ka përfunduar takimin me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Sallën e Situatës në Shtëpinë e Bardhë, i cili zgjati më shumë se një orë.
Takimi vjen ndërsa Trump po shqyrton nëse SHBA duhet të përfshihen më shumë në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, shkruan CNN.
Izraeli ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të mbajnë një pozicion vetëm “mbrojtës” në këtë konflikt, sipas ambasadorit izraelit në SHBA, Yechiel Leiter.
Në javët e fundit, më shumë se 30 tanke ajrore për furnizim me karburant janë dërguar në rajon për të mbështetur misionet ajrore të Izraelit në rast nevoje.
Presidenti Trump u largua një ditë më herët nga samiti i Grupit të 7-ës në Kanada për t’u kthyer në Uashington, duke treguar rëndësinë e madhe që i kushton kësaj çështjeje.