Sulmi iranian në Katar, Trump: Jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

Amerika

Sulmi iranian në Katar, Trump: Jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 22:42
Donald Trump

Irani ka qëlluar me të paktën gjashtë raketa drejt bazës së rëndësishme ushtarake amerikane në Doha të Katarit dhe në Irak, si hakmarrje ndaj sulmeve amerikane ditët e fundit ndaj tre lokacioneve bërthamore iraniane (Fordoë, Natanz, Isfahan).

Për këtë sulm ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump, i cila tha se sa i përket sulmit të sotëm në Bazën Amerikane në Katar, përveçse nuk ka pasur amerikanë të vrarë ose të plagosur, dhe shumë e rëndësishme, sipas tij, është se nuk ka pasur as katarianë të vrarë ose të plagosur.

“Dua të falënderoj Emirin e Lartë të Katarit për gjithçka që ka bërë në kërkimin e Paqes për Rajonin. Lidhur me sulmin e sotëm në Bazën Amerikane në Katar, kam kënaqësinë të raportoj se, përveçse nuk ka pasur amerikanë të vrarë ose të plagosur, dhe shumë e rëndësishme, nuk ka pasur as katarianë të vrarë ose të plagosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Trump tha po ashtu se Irani dha një përgjigje te dobët si reagim ndaj sulmit amerikan në qendrat e tyre bërthamore. Gjithsesi, Trump konfirmon se asnjë amerikan s’u lëndua nga raketat e Iranit, duke konfirmuar se 13 nga 14 raketat në total, u rrëzuan.

“Irani i është përgjigjur zyrtarisht shkatërrimit tonë të objekteve të tyre bërthamore me një përgjigje shumë të dobët, të cilën ne e prisnim dhe e kemi kundërshtuar në mënyrë shumë efektive. Janë lëshuar 14 raketa - 13 janë rrëzuar dhe 1 është "liruar", sepse ishte drejtuar në një drejtim jokërcënues. Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikanë nuk u dëmtua dhe pothuajse nuk u shkaktua ndonjë dëm. Më e rëndësishmja, ata i kanë nxjerrë të gjitha nga "sistemi" i tyre dhe, me shpresë, nuk do të ketë më URREJTJE. Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftimin e hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbasë jetë dhe të mos lëndohej. Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt paqes dhe harmonisë në rajon, dhe unë me entuziazëm do ta inkurajoj Izraelin të bëjë të njëjtën gjë. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje”, ka shkruar Trump.

Irani ka nisur një sulm "të fuqishëm" ndaj një baze ajrore amerikane në Katar, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike e vendit.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se mbrojtja e saj ajrore ndërpreu "me sukses" sulmin me raketa që synonte Bazën Ajrore Al Udeid në Katar. Nuk janë raportuar vdekje ose lëndime, shkruan BBC.

Zyrtarët amerikanë janë përgatitur për mundësinë që Irani të synojë objektet amerikane që kur SHBA-të goditën vendet bërthamore të Iranit gjatë fundjavës. Ushtria amerikane kishte zhvendosur disa aeroplanë nga baza Al Udeid mes konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për CNN javën e kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat