Vance paralajmëron se Irani do të duhet të përballet përsëri me ushtrinë amerikane nëse dëshiron bombë bërthamore

Amerika

Vance paralajmëron se Irani do të duhet të përballet përsëri me ushtrinë amerikane nëse dëshiron bombë bërthamore

Nga: M.H. Më: 24 qershor 2025 Në ora: 00:56
JD Vance

Ndërsa Donald Trump pretendon se është arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit Iran-Izrael, zëvendëspresidenti i tij e ka paralajmëruar Teheranin se SHBA-të mund të rikthehen në konflikt.

Në një intervistë me Fox News, JD Vance tha se Irani do të duhet të përballet përsëri me ushtrinë amerikane nëse dëshiron të ndërtojë një armë bërthamore, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Por ai tha gjithashtu se Irani nuk mund ta zhvillojë më një të tillë.

"Irani ishte shumë afër të kishte një armë bërthamore," tha Vance në Raportin Special të Fox News me Bret Baier.

"Tani Irani është i paaftë të ndërtojë një armë bërthamore me pajisjet që ka sepse ne e shkatërruam atë."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat