Trump kërcënon Japoninë me tarifa të reja deri në 35%

Amerika

Trump kërcënon Japoninë me tarifa të reja deri në 35%

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 09:06
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa të reja mbi importet japoneze në nivelin 30% ose 35%, nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare me Japoninë deri në afatin e vendosur për javën e ardhshme.

Ky kërcënim vjen në kuadër të masave të mëparshme të Trump për të ashpërsuar politikat tregtare ndaj partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Japoninë, e cila më parë u godit me një tarifë 24%.

Tarifat aktuale prej 10% për shumicën e partnerëve tregtarë amerikanë, përfshirë Japoninë, pritet të përfundojnë më 9 korrik, dhe Trump ka deklaruar se nuk ka ndërmend të shtyjë afatin.

Ndërkohë, Japonia ka refuzuar të komentojë publikisht mbi paralajmërimet e presidentit amerikan, ndërsa zyrtarët japonezë kanë theksuar se nuk do të bëjnë lëshime që mund të dëmtojnë fermerët vendas.

Trump gjithashtu ka kritikuar Japoninë për refuzimin e importit të orizit amerikan, duke e cilësuar këtë si shembull të padrejtësive tregtare ndaj SHBA-së, edhe pse vendi aziatik përballet vetë me mungesë të këtij produkti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat