Trump propozoi armëpushim në Lindjen e Mesme! Vjen reagimi i Hamasit: Jemi gati për marrëveshje, nëse kjo i jep fund luftës

Amerika

Trump propozoi armëpushim në Lindjen e Mesme! Vjen reagimi i Hamasit: Jemi gati për marrëveshje, nëse kjo i jep fund luftës

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Agjencia e lajmeve Associated Press raporton se zyrtari i Hamasit, Taher al Nunu, deklaroi se grupi militant është i gatshëm dhe serioz për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin.

Ai theksoi se Hamasi është “i gatshëm të pranojë çdo iniciativë që çon në përfundimin e plotë të luftës”.

Megjithatë, Hamasi nuk e pranoi propozimin 60-ditor për armëpushim të prezantuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Sipas një zyrtari egjiptian, një delegacion i Hamasit pritet të zhvillojë sot takime në Kajro me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë, ku do të diskutohet mbi propozimin dhe mundësitë për një zgjidhje paqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat