Përplasja e turmës nga një automjet në LA, shkon në 30 numri i të lënduarve

Amerika

Përplasja e turmës nga një automjet në LA, shkon në 30 numri i të lënduarve

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 15:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Është rritur numri i të lënduarve në 30, shtatë prej tyre në gjendje kritike, pasi një “automjet i panjohur” u përplas me një turmë në East Hollywood të shtunën në mëngjes, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, shkruan CNN.

Vendndodhja në West Santa Monica Boulevard e ofruar nga LAFD është në zonën e një vendi muzikor.

Shtatë viktima u transportuan në gjendje kritike, gjashtë në gjendje të rëndë dhe 10 në gjendje stabile, tha LAFD.

Shtatë pacientë refuzuan transportin pasi u vlerësuan në vendngjarje, sipas departamentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat