Sondazh i "Tulchin Research" tregon rezultatin e një gare teorike ku Cuomo kundër Mamdani për kryetar bashkie të NYC-së.
Ky sondazh tregon për her të parë prej se ka nisur fushata se çfarë mund të ndodhë nëse gara për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut, do të ishte një përballje direkte mes ish-guvernatorit Andrew Cuomo, dhe anëtarit të Asamblesë Zohran Mamdani.
Sipas sondazhit të kryer nga Tulchin Research, nëse të gjithë kandidatët mbeten në garë, Mamdani mban epërsinë me 42%, i ndjekur nga Cuomo me 26%, kandidati republikan Curtis Sliwa me 17%, kryetari aktual i bashkisë Eric Adams me 9% dhe kandidati i pavarur Jim Walden me 3%.
Pyetja interesante është: çfarë do të ndodhte nëse Adams, Sliwa dhe Walden tërhiqeshin, duke lënë Cuomon dhe Mamdani-n në një garë me dy kandidatë?
Sondazhi i kryer nga Tulchin Research tregon se në një përballje të drejtpërdrejtë, Cuomo do të mundte Mamdani-n, 52% kundrejt 41%.
Cuomo, Mamdani reagojnë menjëher ndaj sondazhit që tregon rezultatet e garës me dy kandidatë:
Ndërsa, të mërkurën, Cuomo u shfaq i kënaqur me rezultatin e sondazhit, nga ana tjetër, ekipi i Mamdani-t nuk u impresionua.
“Ky sondazh është i saktë,” tha Cuomo kur u pyet nëse po u bënte thirrje kandidatëve të tjerë të tërhiqeshin. Megjithatë, ai nuk dha një përgjigje të qartë po ose jo, por se ri-përsëriti "Ky sondazh është i saktë,” .
Ndërkaq, një zëdhënës i Mandani lëshoi një deklaratë duke thënë:
“Të gjithë e dinë që Andrew Cuomo është kandidati i preferuar i Donald Trump për kryetar bashkie - ata ndajnë të njëjtët donatorë miliarderë, kanë bashkëpunuar në garë, dhe vetë Trump ka thënë se të dy ‘janë marrë gjithmonë mirë’. Trump e di që Cuomo do të ndihmojë dhe mbështesë spirale e tij autoritare, do t’u shërbejë miliarderëve dhe korporatave në vend të njujorkezëve të zakonshëm, dhe do të vazhdojë korrupsionin që po e tërheq qytetin tonë prapa.”
Analistët dhe komentatorët politik në qytet mendojnë se sondazhi më ri mund të ndihmojë në bashkimin e grupeve të ndryshme që janë kundër Mamdani-t dhe t’i shtyjë ata të bashkohen për një shtytje të përbashkët.
Megjithatë, deri tani, Walden është i vetmi që ka thënë se do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga gara në favor të dikujt që mund të mundte Mamdani-n.
Adams i tha gazetares politike të CBS News New York, Marcia Kramer, të mërkurën se nuk do të tërhiqet nga gara dhe beson se mund të mundë si Cuomon ashtu edhe Mamdani-n.
Në korrik, Sliwa tha në një episod të emisionit të CBS News New York “The Point with Marcia Kramer” se nuk do të tërhiqej nga gara për të ndihmuar Adamsin ose Cuomon të mundin Mamdani-n.
Dita e zgjedhjeve për mayor në New York City, është 4 nëntori.