Trump shprehet i pakënaqur me Putinin: Do të bëjmë diçka për të ndaluar vdekjet në luftën në Ukrainë

Amerika

Trump shprehet i pakënaqur me Putinin: Do të bëjmë diçka për të ndaluar vdekjet në luftën në Ukrainë

Më: 2 shtator 2025 Në ora: 21:58
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sonte se “nuk është aspak i shqetësuar” për boshtin që po formohet kundër SHBA-së, i cili përfshin Kinën dhe Rusinë.

Komenti i presidentit republikan në emisionin radiofonik të Scott Jennings erdhi pasi presidenti kinez, Xi Jinping priti udhëheqësit e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, në një samit në Tianjin.

Trump tha edhe një herë se është “shumë i pakënaqur” me Putinin, duke shtuar se administrata e tij planifikon të bëjë diçka për të ulur vdekjet në luftën në Ukrainë.

“Jam shumë i pakënaqur me Putinin, kjo është ajo që mund të them, dhe ne do të bëjmë diçka për të ndihmuar njerëzit të jetojnë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat