Shkalla e papunësisë në SHBA rritet në 4.3%, më e larta që nga fundi i vitit 2021

Amerika

Shkalla e papunësisë në SHBA rritet në 4.3%, më e larta që nga fundi i vitit 2021

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 22:29
Donald Trump

Shkalla e papunësisë në SHBA u rrit në 4.3% në gusht, niveli më i lartë që nga fundi i vitit 2021.

Të dhënat nga Byroja e Statistikave të Punës, të parat që kur Donald Trump shkarkoi kryeekonomistin e tij, tregojnë një ngadalësim të ndjeshëm në tregun amerikan të punës në gusht.

Kjo ka nxitur frikën se ai mund të jetë në prag të një përkeqësimi të ndjeshëm, shkruan ANSA.

Ekonomia amerikane krijoi 22,000 vende pune në gusht, nën pritjet e analistëve prej 75,000.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat