Së paku dy të vrarë e tetë të plagosur në një kishë në Michigan

Amerika

Së paku dy të vrarë e tetë të plagosur në një kishë në Michigan

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 06:08
Foto ilustrim

Të paktën dy persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur, ku një është në gjendje kritike, pas një sulmi me armë dhe një zjarri në një kishë në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë, autori i dyshuar është një 40-vjeçar, i cili më pas u vra pas një shkëmbimi zjarri me autoritetet policore.

Policia tha se i dyshuari “përplasi makinën përmes derës kryesore, doli prej saj dhe nisi të qëllonte” me një pushkë automatike, shkruan CNN.

Në kohën e ngjarjes në kishë ndodheshin “qindra persona”, teksa policia tha se presin të gjejnë viktima të tjera pasi zjarri të shuhet plotësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat