Trump: Do të ishte një “fyerje” e madhe për SHBA-në nëse nuk më japin Çmimin Nobel për Paqen

Amerika

Trump: Do të ishte një “fyerje” e madhe për SHBA-në nëse nuk më japin Çmimin Nobel për Paqen

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 16:52
Presidenti Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se do ta konsideronte një “fyerje” për SHBA-në nëse Çmimi Nobel për Paqe nuk i jepet atij, gjatë një fjalimi përpara një tubimi të komandantëve ushtarakë amerikanë në Quantico, Virginia, pranë Uashingtonit.

“Do ta japin ndonjë tipit që nuk ka bërë absolutisht asgjë,” tha Trump, duke u lavdëruar se ka përfunduar shumë konflikte.

Drejtuar zyrtarëve të lartë ushtarakë, ai shtoi: “Kjo do të ishte një fyerje e madhe për vendin tonë.”

Në fjalimin e tij, Trump e paraqiti veten si autor të arritjeve që kanë çuar drejt përfundimit të konflikteve, një qëndrim që përsëritet shpesh në shfaqjet publike të tij para pjesëtarëve të forcave të armatosura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat