Kryeministrja e parë femër në Japoni! Trump e uron: Lajm i shkëlqyer për popullin japonez...

Amerika

Kryeministrja e parë femër në Japoni! Trump e uron: Lajm i shkëlqyer për popullin japonez...

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 20:56
Kryeministrja e parë femër në Japoni, Sanae Takaichi

Presidenti amerikan Donald Trump ka përgëzuar politikanen nacionaliste dhe ultrakonservatore japoneze, Sanae Takaichi, e cila është zgjedhur kryetare e Partisë Liberal Demokrate (LDP) dhe pritet të betohet së shpejti si kryeministrja e re e Japonisë. Me këtë emërim, 64-vjeçarja do të bëhet gruaja e parë që mban postin më të lartë qeveritar në historinë e vendit.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: Japonia sapo ka zgjedhur kryeministren e saj të parë femër, një person shumë i respektuar me mençuri dhe forcë të madhe. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin e jashtëzakonshëm të Japonisë. Urime të gjithëve! 

Takaichi u shpreh në platformën X (ish-Twitter) se ndjehej “shumë e kënaqur” nga fjalët e Trump.

“Shpresoj vërtet që do të punojmë me Presidentin Trump për të forcuar më tej aleancën tonë dhe për të promovuar një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur,” shkroi ajo.

Emërimi i Takaichit ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, jo vetëm për përkatësinë e saj politike konservatore, por edhe për simbolikën historike që mbart fakti se do të jetë gruaja e parë në krye të qeverisë japoneze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat