Takimi i liderëve europianë në Paris për luftën në Gaza, i pranishëm do të jetë edhe Marco Rubio

Amerika

Takimi i liderëve europianë në Paris për luftën në Gaza, i pranishëm do të jetë edhe Marco Rubio

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 16:28
Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të marrë pjesë në takimin që do të zhvillohet në Paris për luftën në Gaza.

Të enjten do të mblidhen ministrat nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia si edhe disa vende arabe ku do të diskutohet për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Samiti ka qëllim kryesor që të diskutojë mënyrën se si do të zbatohet plani i paqes i Donald Trump, dhe se si mund të angazhohen vendet e tjera.

Ky takim do të mbahet paralelisht me negociatat që po zhvillohen në Egjipt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat