Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin australian për metalet e rralla

Amerika

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin australian për metalet e rralla

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 19:26
Pamje nga nenshkrimi i marreveshjes

“Po nënshkruajmë një marrëveshje mbi mineralet kritike dhe metalet e rralla me Australinë, e cila është negociuar gjatë katër deri në pesë muajve të fundit”, tha Donald Trump gjatë takimit të tij në Zyrën Ovale me kryeministrin australian Anthony Albanese, duke shtuar se tarifat, nëndetëset dhe pajisjet ushtarake ishin gjithashtu në axhendë.

Marrëveshja, e nënshkruar në Sallën e Kabinetit, i jep SHBA-së më shumë liri veprimi me Pekinin.

Kjo, pas masave të ashpra të Kinës ndaj këtij sektori.

Procesi për nëndetëset amerikane në Canberra sipas marrëveshjes së Aukus, aleanca SHBA-Britani e Madhe-Australi anti-Kinë, “do të vazhdojë me shpejtësi”, tha Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat