Trump do të takojë presidentin Xi në Busan të Koresë Jugore

Amerika

Trump do të takojë presidentin Xi në Busan të Koresë Jugore

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 22:09
Foto arkiv/ Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me homologun e tij kinez Xi Jinping

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping javën e ardhshme duke përfunduar një turne gati njëjavor në Azi, konfirmoi sot Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt tha se takimi do të mbahet të enjten, në margjinat e Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin Busan të Koresë së Jugut.

Trump planifikohet të arrijë në Malajzi të dielën dhe do të takohet me kryeministrin Anwar Ibrahim përpara se të marrë pjesë në një darkë pune për udhëheqësit e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore. Ai më pas do të vizitojë Japoninë, ku do të takohet me kryeministrin Sanae Takaichi të martën.

Trump do të arrijë në Busan të mërkurën, ku do të takohet me presidentin jug-korean Lee Jae-Myung përpara se të mbajë një fjalim në Drekën e Drejtorëve të APEC dhe të merr pjesë në një darkë pune për udhëheqësit e SHBA-së dhe APEC.

Presidenti i SHBA-së herën e fundit ka takuar presidentin e Kinës në kuadër të Samitit G20 në Osaka të Japonisë, më 29 qershor 2019, raporton KosovaPress.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat