Trump thotë se dyshon se SHBA-ja do të shkoj në luftë me Venezuelën

Amerika

Trump thotë se dyshon se SHBA-ja do të shkoj në luftë me Venezuelën

Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 07:38
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka minimizuar mundësinë e një lufte të ShBA-së me Venezuelën, por sugjeroi se ditët e Nicolás Maduro-s si president i vendit janë të numëruara.

I pyetur nëse ShBA-ja do të shkoj në luftë kundër Venezuelës, presidenti amerikan i tha emisionit 60 Minutes të CBS: “Dyshoj. Nuk mendoj kështu. Por ata na kanë trajtuar shumë keq”, shkruan BBC.

Komentet e tij vijnë ndërsa SHBA-ja  vazhdon të nis sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe.

Administrata Trump thotë se sulmet janë të nevojshme për të ndaluar rrjedhën e drogës në ShBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat