​Presidenti sirian largohet nga Shtëpia e Bardhë pas bisedimeve historike me Trump

Amerika

​Presidenti sirian largohet nga Shtëpia e Bardhë pas bisedimeve historike me Trump

Më: 10 nëntor 2025 Në ora: 20:34
Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa u largua nga Shtëpia e Bardhë të hënën pas gati dy orësh bisedimesh me homologun e tij amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të lartë.

Kjo ishte vizita e parë e një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e Bardhë që kur Siria fitoi pavarësinë 79 vjet më parë, raporton KosovaPress.

Sharaa dhe Trump pritej të përqendroheshin në heqjen e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të gjatë sundimit të regjimit të Bahasr al-Assad që shkatërruan ekonominë siriane, përpjekjet për ta futur zyrtarisht Damaskun në koalicionin anti-ISIS dhe bisedimet e mundshme për normalizimin me Izraelin - një nga qëllimet e deklaruara të Trump.

Shtëpia e Bardhë nuk dha menjëherë asnjë deklaratë zyrtare të takimit.

Emisari special i SHBA-së për Sirinë dhe ambasadori në Turqi, Tom Barrack, tha javën e kaluar në Bahrejn se Sharaa pritet të nënshkruajë një dokument me Trump që Siria t'i bashkohet koalicionit anti-ISIS. Nuk është e qartë nëse është arritur një marrëveshje pas dyerve të mbyllura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat