Pagesa 2,000 dollarëshe e presidentit Trump

Amerika

Pagesa 2,000 dollarëshe e presidentit Trump

Nga: Beqir Sina Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 07:24
Donald Trump

Wihte House D.C.: Presidenti Donald Trump ka deklaruar se dëshiron t’u dërgojë amerikanëve një dividend(një chek)  prej 2 000 dollarësh për person, të financuar nga të ardhurat e tarifave doganore ndaj mallrave të huaja.

Sipas presidentit, pagesat do t’u shpërndahen personave me të ardhura mesatare dhe të moderuara, ndërsa “të pasurit” do të përjashtohen. Megjithatë, nuk janë bërë publike kufijtë e saktë të të ardhurave për këto kategori, as nëse pagesa do të jetë individuale apo për familje, shkruan shtypi amerikan

Trump tha se çeqet “ndoshta” do të nisin të shpërndahen në mesin e vitit 2026 ose pak më vonë. Mirpo media thotë se asnjë afat zyrtar nuk është caktuar ende.

Megjithatë, thanë ekspertvtë këtyre çështjeve ideja has në kundërshti të fortë edhe brenda Partisë Republikane dhe nuk mund të zbatohet pa miratimin e Kongresit. 

Senatori republikan Ron Johnson (Uiskonsin) deklaroi: «Kemi një deficit prej rreth 2 trilion dollarë këtë vit. Çdo të ardhur, nga çdo burim, duhet të shkojë për uljen e deficitit».

Në të njëjtën linjë, ishte në dekkeratën e tij dhe senatori Rick Scott (Florida) i cili u shpreh: «Prioriteti im është ulja e borxhit 38 trilion dollarë. Duhet të shoh propozimin konkret».

Sipas Axios Tv, nëse pagesa jepet për çdo individ (jo për familje), kostoja totale mund të kalojë 200 miliardë dollarë, më shumë se sa u mblodh nga tarifat në 2025 dhe rreth gjysma e të ardhurave që priten në vitin fiskal 2026.

Gjatë pandemisë COVID-19, Kongresi miratoi tre raunde stimujsh: deri në 1 200 dollarë (prill 2020), 600 dollarë (dhjetor 2020) dhe 1 400 dollarë (mars 2021), me kufizime të ardhurash (75 000 dollarë për individë, 150 000 dollarë për çifte).

Për momentin, nuk ka asnjë garanci që pagesa e re 2 000 dollarëshe do të miratohet të paktën deri në fillim vitin 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat