Sulm me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë: Dy ushtarë të Gardës Kombëtare plagosen rëndë

Amerika

Sulm me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë: Dy ushtarë të Gardës Kombëtare plagosen rëndë

Nga: Beqir SINA - New York Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 15:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Uashington, 26 nëntor 2025 – Në mes të ditës, vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, dy ushtarë të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore u qëlluan për vdekje në sheshin Farragut afër metrosë. 

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:00, një ditë para festës së Falënderimeve. Të shtënat bënë që kalimtarët të shpërndaheshin të tmerruar, ndërsa sirenat e policisë dhe ambulancave mbushën sheshin.

Të shtënat çuan menjëherë në bllokimin e të gjitha rrugve pranë Shtëpisë së Bardhë, dhe tha media amerikane se të gjithë ata që ndodheshin brenda ndërtesës nisën të evakuoheshin.

Autoritetet thanë se autori i krimit është në arrest, njoftoi policia e Uashingtonit. Deri tani motivet e tij janë të panjohura.

I dyshuari, Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, shtetas afgan që hyri në SHBA më 2021 dhe mori azil politik këtë vit, iu afrua patrullës dhe qëlloi nga afër me pistoletë. Ai u neutralizua menjëherë nga pjesëtarë të tjerë të Gardës dhe policia federale. Të dy ushtarët ndodhen në gjendje kritike, por në renaminacion . 

Kryetarja e bashkisë së D.C.-së Muriel Bowser e cilësoi sulmin si “të targetuar” dhe “tmerrësisht personal”.

Ushtarët ishin pjesë e kontingjentit të dërguar në kryeqytet me urdhër Title 10 të Presidentit Trump në gusht, për të forcuar sigurinë urbane dhe për të patrulluar 24/7 zonat qendrore të pushtetit. Guvernatori i Virxhinias Perëndimore, Patrick Morrisey, i quajti “heronj” dhe u lut për shërimin e tyre.

Presidenti Donald Trump ishte në Florida në kohën e sulmit. Presidenti u informua menjëherë për incidentin, konfirmoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt.

Reagimi i Presidentit Trump ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Nga Palm Beach ai e dënoi si “akt të keq” dhe “sulm të egër nga dikush i sjellë me avion nga Biden-i”. Ai urdhëroi dërgimin e 500 trupave shtesë të Gardës në Washington dhe ngrirjen e menjëhershme dhe për kohë të pacaktuar të të gjithë procesit të imigracionit nga Afganistani.

Zëvendëspresidenti JD Vance adresohë lutje për ushtarët, ndërsa ish-presidenti Barack Obama dënoi dhunën pa asnjë dallim kufijsh. Në platformën X shpërthyen zemërime duke folur përsëri  për “kufijtë e hapur të Bidenit”, ndërsa është shprehur pikëllimi për ushtarët e plagosur dhe debatet për rolin e ushtrisë në rrugët e kryeqytetit.

"Ju lutem lutuni edhe ju me mua për dy ushtarët e Gardës Kombëtare që u qëlluan vetëm në Uashington D.C. Departamenti i Sigurisë Kombëtare po punon me autoritetet lokale për të mbledhur më shumë informacion", shkroi Sekretarja Christy Noem.

Ky incident, i ndodhur në zemër të simbolit të demokracisë amerikane, ka rritur ndjeshëm nivelin e alarmit në të gjithë vendin. Në Nju Jork, policia ka shtuar praninë në rrugë dhe në zonat me fluks të lartë turistësh në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Një breshëri e vetme pranë 1600 Pennsylvania Avenue ka rikthyer në vëmendje pyetjen e madhe: sa të sigurt janë vërtet qytetet tona dhe si duhet të balancohet siguria me hapjen e kufijve? Përgjigjja duket se do të shkruhet në javët në vijim thekson shtypi amerikan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat