​Arrestohet i dyshuari për vendosjen e bombave para sulmit të 6 janarit në Kapitol

Amerika

​Arrestohet i dyshuari për vendosjen e bombave para sulmit të 6 janarit në Kapitol

Më: 4 dhjetor 2025 Në ora: 18:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

FBI ka arrestuar një person lidhur me vendosjen e dy bombave cilindrike jashtë selive të Komitetit Kombëtar Republikan dhe Demokrat në Uashington, natën para sulmit në Kapitol më 6 janar 2021.

Ai do të përballet me akuza në një gjykatë federale sot, thotë një burim i FBI-së për CBS. Zyrtarët ende nuk kanë komentuar mbi identitetin e tij apo mbi atë që çoi në arrestimin e tij.

Arrestimi vjen pas një ndjekjeje pothuajse pesëvjeçare, e cila përfshiu një hetim të gjerë dhe një shpërblim prej 500 mijë dollarësh, raporton kp.

Bombat u vendosën natën para sulmit dhe u zbuluan ndërsa turmat filluan të sulmonin Kapitolin. Ato u neutralizuan në mënyrë të sigurt dhe nuk shpërthyen.

Më herët këtë vit, FBI publikoi pamje nga kamerat e sigurisë që duket se tregojnë një individ duke vendosur një bombë pranë një stoli jashtë ndërtesës së Komitetit Demokrat Kombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat