Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, ka deklaruar sot se faza e dytë e planit për paqen në Gaza Strip “do të ndodhë së shpejti”.
Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se procesi po ecën “shumë mirë”, pavarësisht incidenteve të fundit përfshirë shpërthimin e një bombe në Gaza që plagosi disa persona,raportojnë mediat ndërkombëtare.
Faza e parë e marrëveshjes një armëpushim i përkohshëm, lirimi i pengjeve izraelite, dhe ndërprerja e shumicës së operacioneve ushtarake u arrit në tetor 2025.
Sipas planeve, faza e dytë përfshin demilitarizimin e Gazës, çmontimin e arsenaleve ushtarake, vendosjen e një force ndërkombëtare stabilizimi dhe nisjen e një trupi të përkohshëm qeverisës për rindërtimin e enklavës.
Megjithatë ndërsa plani përfshin “rehabilitimin dhe rindërtimin për të mirën e banorëve të Gazës” dhe “sigurinë për fqinjët” nuk ka detaje përfundimtare rreth përfaqësimit politik të palestinezëve dhe rolin e ardhshëm të Hamas.