Takimi Trump-Netanyahu më 29 dhjetor, fokusi i bisedimeve, situata në Gaza

Amerika

Takimi Trump-Netanyahu më 29 dhjetor, fokusi i bisedimeve, situata në Gaza

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 18:39
Trump- Netanyahu

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të  takohen më 29 dhjetor, sipas mediave ndërkombëtare. Fokusi i bisedimeve pritet të jetë për planin e dytë për situatën në Gaza.

Netanyahu do të niset nga Izraeli për në Miami më 28 dhjetor , për t’u takuar të nesërmen me Donald Trump dhe këshilltarët e tij kryesorë në resortin e presidentit amerikan Mar-a-Lago , sipas informacionit të dhënë nga zyra e kryeministrit izraelit.

Për vizitën e tij të dytë radhazi në Shtetet e Bashkuara, Netanyahu nuk do të lejojë gazetarët në aeroplanin e tij.

Vizita vjen ndërsa administrata Trump po përpiqet të nisë fazën e dytë të planit të Shtëpisë së Bardhë për Gazën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat