Ushtria amerikane godet një mjet të dyshuar për trafik droge në Paqësor, një i vdekur

Amerika

Ushtria amerikane godet një mjet të dyshuar për trafik droge në Paqësor, një i vdekur

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë kryer një sulm ndaj një mjeti lundrues të dyshuar për trafik droge në Paqësorin lindor, duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në platformën sociale X nga Komanda Jugore e SHBA-së, e cila sqaroi se operacioni u zhvillua në ujëra ndërkombëtare dhe se nuk pati humbje në radhët e ushtrisë amerikane.

Sipas Komandës, ky veprim është pjesë e operacionit ushtarak të nisur nga administrata e presidentit Donald Trump kundër rrugëve të trafikut të drogës në Detin e Karaibeve dhe në Paqësorin lindor.

Deri më tani, ky operacion ka shkaktuar të paktën 105 viktima.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat