Presidenti Donald Trump ka thënë se ShBA do të ndërmarr “masa shumë të forta” kundër Iranit nëse ai ekzekuton protestuesit, pasi grupet e të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 2,400 demonstrues antiqeveritarë janë vrarë në një shtypje të dhunshme nga autoritetet iraniane.
Të afërmit e 26-vjeçarit Erfan Soltani, i cili u ndalua javën e kaluar, i kanë thënë BBC Persian se ai do të ekzekutohet të mërkurën.
Një përfaqësues nga Organizata Hengaw për të Drejtat e Njeriut i tha gjithashtu BBC-së se ata “nuk kishin parë kurrë një çështje që të lëvizte kaq shpejt”.
Duke folur për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News, Trump tha për ekzekutimet e mundshme: “Nëse i varin, do të shihni disa gjëra… Ne do të ndërmarrim masa shumë të forta nëse ata bëjnë një gjë të tillë”.