New York City-t për tualete publike modulare – një hap drejt qytetit më të aksesueshëm dhe më njerëzor

Amerika

New York City-t për tualete publike modulare – një hap drejt qytetit më të aksesueshëm dhe më njerëzor

Nga: Beqir Sina, New York City Më: 15 janar 2026 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Në janarin e vitit 2026, kryetari i bashkisë Zohran Mamdani njoftoi një RFP (Request for Proposals) me vlerë 4 milionë dollarë për krijimin e tualeteve publike me cilësi të lartë, modulare dhe të dizajnuara për nevojat e përditshme të qytetit. 

Programi do të menaxhohet nga NYC Economic Development Corporation (NYCEDC) dhe pritet të lëshohet zyrtarisht brenda pak javësh, brenda 100 ditëve të para të administratës.

Qyteti ka aktualisht rreth 1,000 pika tualete (bathroom) publike, shumica e të cilave ndodhen në parqe, plazhe dhe zona rekreative. Megjithatë, shumë lagje urbane me densitet të lartë banorësh, punonjësish dhe vizitorësh vuajnë nga mungesa e aksesit. RFP-ja e re synon pikërisht këto zona të nënshërbyera, duke filluar me një program pilot prej 20 deri në 30 njësi të shpërndara në të pesë borough-et, me vendimin e ri të kryebashkëjakut Zohran Mamdami.

Karakteristikat kryesore që kërkohen në propozimet e kompanive dhe arkitektëve janë të qarta dhe ambicioze, thotë shtypi njujorkez

•  Dizajn modular (prefabricated), që mund të instalohet shpejt pa gërmime të mëdha ose ndërhyrje të rënda në infrastrukturën nëntokësore të qytetit;

•  Plotësisht falas për përdoruesit, pa asnjë pagesë;

•  Vetë-pastruese me teknologji moderne;

•  Mirëmbajtje e rregullt dy herë në ditë për të garantuar pastërti dhe higjienë të lartë;

•  Aksesueshmëri e plotë për persona me aftësi të kufizuara;

•  Rezistencë e fortë ndaj vandalizmit dhe kushteve të vështira urbane;

•  Integrim me elemente shtesë si mbushës shishe uji për të inkurajuar përdorimin e shisheve të ripërdorshme.

Projekti fillon menjëherë me një instalim konkret në kryqëzimin 12th Avenue dhe St. Clair Place në West Harlem – një pikë e zgjedhur nga vetë kryetari gjatë konferencës për shtyp. 

Ky vend, që ndodhet pranë daljes së autostradës Henry Hudson, ka trafik të lartë këmbësorësh dhe automjetesh, dhe simbolizon qasjen e administratës për të sjellë lehtësira në zona me nevojë të dukshme.

Pyetja që lind natyrshëm është: ku mund të shikojmë këto njësi të reja?

Nëse programi pilot vërteton suksesin e modelit modular më i lirë, më i shpejtë dhe më i qëndrueshëm se sa ndërtimet tradicionale atëherë mund të imagjinohet lehtësisht zgjerimi në zona me trafik masiv këmbësorësh dhe turistësh.

Për shembull:

•  Në Times Square, ku miliona vizitorë ecin orë të tëra pa pauzë, një tualet i pastër dhe falas do të eliminonte një nga ankthet më të zakonshme të jetës urbane.

•  Në Central Park, pranë hyrjeve kryesore ose zonave të frekuentuara si Bethesda Terrace, do të plotësonte boshllëqet midis tualeteve ekzistuese.

•  Në Bryant Park, një hapësirë ideale për pushim dhe evente, do të rriste komoditetin për ata që kalojnë orë të gjata aty.

•  Në 34th Street (sidomos pranë Herald Square dhe Macy’s), PennStation do të lehtësonte blerësit dhe punonjësit që mbajnë qese dhe ecin shumë.

•  Në Rockefeller Center, veçanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve, do të ishte një ndihmë e madhe për turmat që grumbullohen rreth pemës dhe patinazhit.

•  Në Downtown Manhattan (Battery Park, Financial District, Wall Street), do të shërbente punonjësve të zyrave dhe vizitorëve të memorialeve.

Këto zona ikonike kanë një gjë të përbashkët shkruan shtypi njujorkez trafik jashtëzakonisht të lartë dhe nevojë të dukshme për lehtësira të shpejta. Nëse modeli modular dëshmon se mund të mbajë pastërti, siguri dhe aksesueshmëri edhe në kushte të vështira, atëherë është shumë e mundshme që ato të bëhen pjesë e zgjerimit të programit pas fazës pilot.

Ky RFP nuk është thjesht një projekt teknik. Ai përpiqet të krijojë një standard të ri për qytetin e Nju Jorkut tualete që nuk janë vetëm “të disponueshme”, por të menduara për dinjitetin, komoditetin dhe barazinë e qytetarëve dhe vizitorëve. 

Në fund të këtij lajmi thuhet se nëse arrin sukses, Nju Jorku mund të bëhet një shembull se si investimet në nevojat më bazë mund të ndryshojnë ndjesinë e përgjithshme të jetës urbane, duke e bërë qytetin pak më të lirë, pak më të pastër dhe pak më të respektueshëm për të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat