Pentagoni përgatit trupa për dislokim të mundshëm në Minesota

Amerika

Pentagoni përgatit trupa për dislokim të mundshëm në Minesota

Më: 19 janar 2026 Në ora: 10:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Pentagoni ka urdhëruar rreth 1 mijë e 500 ushtarë aktivë nga Alaska të jenë gati për një dislokim të mundshëm në Minesota, mes protestave të vazhdueshme kundër bastisjeve federale të emigracionit në Minneapolis dhe St. Paul.

Sipas mediave amerikane, trupat nga Divizioni i 11-të Ajror do t’i bashkoheshin rreth 3,000 agjentë të shërbimi amerikan të emigracionit dhe doganave të dislokuar në zonë pas vrasjes së një qytetareje gjatë një operacioni federal. Protestat kanë vazhduar pavarësisht kushteve të rënda atmosferike dhe janë shoqëruar me të plagosur, shkruan AlJazeera.

Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu vdekjen e një emigranti në paraburgim dhe plagosjen e disa personave, përfshirë fëmijë, gjatë përdorimit të gazit lotsjellës.

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me aktivizimin e Ligjit të Kryengritjes, por ka deklaruar se nuk ka arsye ta përdorë atë për momentin. Ndërkohë, autoritetet lokale në Minneapolis i kanë cilësuar operacionet federale si të tepruara dhe antikushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat